Shtëpia më e pazakontë në botë

Për dhjetë vite, Hu Guangzhou me një karrocë dore ka mbledhur tulla, gurë dhe baltë për të ndërtuar këtë shtëpi të çuditshme.

Fun

16/02/2016 09:56

Një burrë në Shandong të Kinës, ka ndërtuar në shtëpi me shtatë kate, për vete dhe për vëllezërit e tij të vdekur.

55-vjeçari me probleme psikike, pretendon se në këtë shtëpi do të jetojë me vëllezërit e tij, kur ata të kthehen, megjithëse ata kanë vdekur shumë kohë më parë.

Autoritetet komunale kanë bërë shumë për t’ia ndaluar punën, por ka qenë e kotë.

Ndryshe, kjo shtëpi nga gurët e balta është bërë shumë e popullarizuar, pasi fotografitë janë publikuar në internet.