Dritaret trekatëshe, të dizajnuar nga studioja belge Sculp IT, janë mbresëlënëse nga aspekti i dizajnit – qoftë për nga madhësia e tyre, qoftë dhe për peshën që kanë.
Të dy krahët e dritareve, që çojnë drejt oborrit të shtëpisë, kanë peshë rreth katër tonë ndërsa lartësia e tyre është mbi 6 metra.
Ato po ashtu ofrojnë ndriçim mahnitës brenda shtëpisë, ku ekziston një lidhshmëri e përkryer në mes të kuzhinës dhe tryezarisë me oborrin e shtëpisë.
Qëllimi i vendosjes së këtyre dritareve, sipas projektuesve të tyre, është të sigurohet ndriçimi natyral brenda shtëpisë, në të tri katet e saj.
Dizajni dhe realizimi i këtyre dritareve, si dhe mënyra e hapjes së tyre, janë përshtatur me madhësinë dhe peshën që ato kanë.
/ngjyra.com/