Shtëpia lundruese

Një shtëpi detare e jashtëzakonshme është ndërtuar në ujë nga arkitektët dizajnues. Aty mund ta shijosh detin, ndërsa jo fort larg është plazhi. Kjo shtëpi e veçantë ka dy dhoma gjumi, dy banjo, dhomën e ndejës, kuzhinën me bar, dhe të gjitha daljet i ka në terraca të gjata. Kjo strukturë mund të lëviz, nëse…

Lifestyle

08/12/2013 16:00

Një shtëpi detare e jashtëzakonshme është ndërtuar në ujë nga arkitektët dizajnues. Aty mund ta shijosh detin, ndërsa jo fort larg është plazhi. Kjo shtëpi e veçantë ka dy dhoma gjumi, dy banjo, dhomën e ndejës, kuzhinën me bar, dhe të gjitha daljet i ka në terraca të gjata. Kjo strukturë mund të lëviz, nëse duan pronarët e saj.

Momentalisht është vendosur në fillim të detit, ku uji është i qetë. Shtëpia lëvizëse është dizajnuar nga arkitekti nga Singapori, Myitr Malcew për H2ORIZON, një zhvillues francez që specializon strukturat lundruese. Falë dritareve të shumta, kjo shtëpi lundruese ofron pamje të jashtëzakonshme panoramike.

“Kjo shtëpi lundruese është projektuar për njerëzit që e pëlqejnë lirinë dhe natyrën në pragun e shtëpisë së tyre. Koncepti i saj është inspiruar nga natyra, duke e bërë jetesën më të lehtë dhe më luksoze. Bara e shtëpisë është ndërtuar nga platforma lundruese dhe mund të lëviz lehtë nga një vend në tjetrin, që i jep mundësi të reja atyre që e përdorin. Edhe orendia e shtëpisë, përfshirë këtu madhësinë, programin, materialet, mund të përshtaten, varësisht prej nevojës së klientëve”, deklaroi Malcew.