Shtëpia kolektive në Trepçë përfshihet nga zjarri

Një shtëpi kolektive ku banonin disa familje është përfshirë nga zjarri dje në orët e pasdites.

Lajme

15/07/2018 14:08

Policia njofton se në rrugën Kritalevë në Trepçë në rrethana të panjohura është përfshirë nga flakët kjo shtëpi.

Njësitë relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ana e zjarrfikësve është shuar zjarri.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime  të lehta trupore,  kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar.