Shtëpia, epërsi e Barcelonës

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta është i lumtur që skuadra e siguroi avantazhin e terrenit vendas për ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve. Ai beson se ky është një faktor i rëndësishëm për kualifikim.

Sport

11/12/2014 15:05

Mesfushori Andres Iniesta gëzohet që Barcelona e siguroi avantazhin e terrenit vendas për ndeshjen e kthimit në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Luis Enriques mposhti Paris Saint-Germainin me rezultat 3:1, dhe siguroi pozitën e parë në Grupin F.

Secili ekip, fitues i grupit, do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit të rrethit tjetër të garës si vendas, dhe Iniesta beson se ky është një faktor i rëndësishëm për ballafaqimet me eliminim direkt.

“Vërtetë preferoj që ndeshjen e kthimit ta kemi në shtëpi”, deklaroi ai për faqen zyrtare të Barcelonës.

“E di se ka ekipe që do të shkojnë në udhëtim në ndeshjen e kthimit dhe të nxjerrim rezultat, por preferoj të luajmë lojën e dytë në shtëpi, me ndihmën e tifozëve drejt kualifikimit”, u shpreh ai.