Shtëpia e re e Messit

Lionel Messi planifikon të ndërtojë një shtëpi të jashtëzakonshme që tashmë ka filluar të përshkruhet si “shtëpia e futbollit”. Sipas ciudad.com.ar, sulmuesi i Barcelonës dëshiron të zgjerojë shtëpinë e tij ku gjendet aktualisht së bashku me birin e tij Thiago, dhe gruan Antonella Roccuzzo. Messi dëshiron që të qëndrojë pëherë me familjen e tij në…

Sport

03/10/2013 10:35

Lionel Messi planifikon të ndërtojë një shtëpi të jashtëzakonshme që tashmë ka filluar të përshkruhet si “shtëpia e futbollit”.

Sipas ciudad.com.ar, sulmuesi i Barcelonës dëshiron të zgjerojë shtëpinë e tij ku gjendet aktualisht së bashku me birin e tij Thiago, dhe gruan Antonella Roccuzzo.

Messi dëshiron që të qëndrojë pëherë me familjen e tij në Spanjë dhe po ashtu ka kërkuar nga arkitekti i mirënjohur spanjoll, Luis de Garrido t’ia dizajnojë shtëpinë e re.

Garrido është arkitekti që ndërtoi edhe shtëpinë luksoze të supermodeles, Naomi Campbell.

“Përgatitja e projekteve për personalitete të famshme, përfshirë Lionelin, është sfidë e madhe për mua. Do ta krijojmë shtëpinë ideale për të”, deklaroi ai gjatë një interviste për TV Argentina. Shtëpia, nga ajri do t’i ngjajë një fushe futbolli.