Shtëpia e ndërtuar poshtë urës së shekullit XIX, sipër saj kalon treni, çmimi marramendës (Foto)

Ndërtesa e banimit që ndodhet poshtë urës së shekullit XIX, mbi të cilën ende kalon treni, ka dalë në shitje dhe do të kushtojë 1.2 milionë euro.

Fun

12/07/2018 22:21

Të interesuarit për pronën që ka 168 metra katrorë, që ndodhet në jug-lindje të Londrës, të mos brengosen për zhurmën, pasi treni as që dëgjohet sepse është kryer izolimi i duhur, transmeton Telegrafi.

Qëndrimi brenda hapësirës me plan të hapur, tavaneve të larta me xhama, që ofrojnë shumë dritë dielli, lë më shumë ndjenjën e ndonjë galerie arti, se sa shtëpi banimi. Madje, banesa me dy dhoma gjumi dhe një studio arti, është mundësi e mirë për ndonjë artist të ri, që i nevojitet pak më shumë hapësirë.

“Të gjitha shtëpitë e zonës, janë nën këtë objekt me tavane me xhama, duke bërë që banorët të kenë privatësi të plotë në secilën hapësirë” është përshkruar godina.

E ‘palosur’ nën urën e vjetër, shtëpia është e punuar me kujdes të lartë, në mënyrë që t’i shfrytëzohen të gjitha hapësirat dhe të jetë sa më e përdorshme.