Shtëpia e Bardhë ia pezullon qasjen gazetarit të CNN-it – Lajmi.net
Shtëpia e Bardhë ia pezullon qasjen gazetarit të CNN-it
Autori: Lajmi.net BotaLajme 9:07, 8 November 2018
Shtëpia e Bardhë ia pezulloi kredencialet korrespondentit kryesor të CNN-it, disa orë pas një shkëmbimi gjaknxehtë midis tij dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Një punonjëse e Shtëpisë së Bardhë u përpoq t’ia merrte mikrofonin gazetarit Jim Acosta në një konferencë për media të mërkurën, por ai insistoi me pyetjet e tij.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha më pas se qasja e gazetarit është ndaluar pasi “ai ka vënë duart mbi një grua të re”.

Acosta tha se pretendimet e Sandersit janë “gënjeshtra”.

Në konferencën për media, presidenti Trump tha se gazetari i CNN-it “është një person i pasjellshëm dhe i tmerrshëm”.

Acosta i sfidoi pohimet e Trumpit për një karvan të migrantëve që është nisur nga Amerika Qendrore drejt SHBA-së. Trump e ka cilësuar këtë karvan migrantësh si “pushtim”./REL

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO