Shtëpia 11 milionë dollarëshe e Justin Bieber, luks në çdo kënd

Kohët e fundit ai po banon me qera në një shtëpi në Hollywood.

ShowBiz

29/04/2018 11:21

Por, sipas TMZ, kanadezi Justin Bieber thuhet se është duke kërkuar të blejë një shtëpi shumë-milionëshe, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Fotografitë që tregojnë shtatë dhomat e gjumit të shtëpisë që gjendet në Los Angeles, tregojnë shtëpinë me stil bashkëkohor që i ka vënë syrin ta blejë këngëtari.

Fituesi i çmimit “Grammy”, 24 vjeçari Justin Bieber posedon një pasuri prej 225 milionë dollarë dhe mund ta përballojë shumë lehtë edhe blerjen e kësaj shtëpie.

 

Nëse Bieber vendoset në këtë hapësirë, do të ketë fqinjë Lebron James dhe John Travoltën. /Lajmi.net/