Shtëpi me pasqyrë

Artisti amerikan Phillip K Smith III ia ka shtuar disa pasqyra mureve të një shtëpie të vjetër 70 vjeçare në California të SHBA-ve, për ta krijuar një shtëpi iluzionare, të cilin mund ta shihni nga jashtë objektit. Edhe dyert dhe dritatet e shtëpisë së quajtur ‘Lucid Stead’ janë ndërtuar prej pasqyreje. Gjatë natës, dyert dhe…

Lifestyle

01/12/2013 07:00

Artisti amerikan Phillip K Smith III ia ka shtuar disa pasqyra mureve të një shtëpie të vjetër 70 vjeçare në California të SHBA-ve, për ta krijuar një shtëpi iluzionare, të cilin mund ta shihni nga jashtë objektit.

Edhe dyert dhe dritatet e shtëpisë së quajtur ‘Lucid Stead’ janë ndërtuar prej pasqyreje. Gjatë natës, dyert dhe dritaret bëhen me ngjyra, prej tyre të kaltra, të kuqe dhe të verdha, që e bëjnë edhe më të mrekullueshme këtë vepër arti të Smith.

“Por, nëse shkoni dhjetë metra prapa, dritaret dhe dyert bëhen me ngjyrë portokalli, vjollce dhe të gjelbër”, ka shpjeguar ai. Ky i fundit tregon se kur të qëndroni në këtë shkretërirë gjatë natës, para sysh ju vjen një kombinim ndërmjet dritës dhe hijes, të cilat reflektohen në mënyrë mjaft interesante.