lajmi.net

Shtëpi e ëmbla shtëpi

Kohërat ishin të vështira për Steve Smith, dikur pronar i kompanisë Poundland, në momentet që po rritej. Qysh në moshën dyvjeçare, ai e gjeti veten të ulur në prehër të babait të tij, në një market të ftohtë të babait të tij, në ora 6 të mëngjesit. Por, biznesi me kohë u zhvillua dhe kjo…

Lifestyle

21/01/2014 22:55

Kohërat ishin të vështira për Steve Smith, dikur pronar i kompanisë Poundland, në momentet që po rritej. Qysh në moshën dyvjeçare, ai e gjeti veten të ulur në prehër të babait të tij, në një market të ftohtë të babait të tij, në ora 6 të mëngjesit.

Por, biznesi me kohë u zhvillua dhe kjo familje arriti ta shesë atë për 50 milionë funte. Ai e hapi lokalin e parë në moshën 16 vjeçare në Shropshire. Ai u pasurua shumë dhe në vitin 2002 vendosi të shiste biznesin, duke investuar në një shtëpi luksoze.

Tash, zotëri Smith, 51, jeton në një shtëpi gjigante prej 13 dhomash, e cila përfshin pishinën, dhoma për lojë, si për bilardo etj, si dhe një ‘Pub’, ku mund të shërbeheni me pije.

Biznesmeni tash është duke e nisur një sipërmarrje të re, versionin ‘online’ të Poundland, të quajtur poundshop.com.Ai thotë se inspirimin e gjeti te babai i tij, i cili punonte fort, duke nisur gjithçka me shitjen e lapsave derë më derë.

Kjo e çoi babanë e tij që ta hapte një tezgë të tregut, ndërsa më vonë u zgjerua, duke hapur lokal dhe sot familja Smith është bërë milionere.

Shtëpi, e ëmbla shtëpi

Mesfushori Franck Ribery mendon se Bayern Munich është duke e shndërruar Allianz Arenën në një kështjellë pasi realizoi një tjetër fitore si nikoqir të shtunën, kundër Hertha Berlinit. Gjiganti bavarez ka bilanc perfekt në ndeshjet si nikoqir këtë sezon dhe ylli francez është i lumtur që ata arritën të vazhdojnë serinë pozitive me fitore të…

Sport

27/10/2013 10:22

Mesfushori Franck Ribery mendon se Bayern Munich është duke e shndërruar Allianz Arenën në një kështjellë pasi realizoi një tjetër fitore si nikoqir të shtunën, kundër Hertha Berlinit.

Gjiganti bavarez ka bilanc perfekt në ndeshjet si nikoqir këtë sezon dhe ylli francez është i lumtur që ata arritën të vazhdojnë serinë pozitive me fitore të mundimshme 3-2, që erdhi falë dy golave nga sulmuesi kroat Mario Mandzukic, dhe shënimit të parë të mesfushorit Mario Gotze, pas transferimit në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga rivali i Bundesligës, Borussia Dortmund.

“Ne zhvilluam tri ndeshje në shtëpi brenda një jave dhe i fituam të gjitha, kjo është e mrekullueshme”, deklaroi Ribery për uebfaqen zyrtare të Bayernit.

“Ishte shumë vështirë kundër Herthas. Ata luajtën shumë mirë dhe mbuluan shumë hapësira në fushë. Por, në Allianz Arena ne nuk ndalemi, dhe këtë e dëshmuam”, u shpreh ai.

LM