Shtatzënia zbukuron Zaiminën, shton dyshimet në lidhje me muajt

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Zaimina Vasjari shpeshherë ka qenë e përfolur në mediet rozë në lidhje me jetën private.

ShowBiz

14/10/2017 00:00

Megjithatë, ajo arrin që ta mbajë larg medieve jetën private me goxha sukses, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Zaimina ka qenë e përfolur në lidhje me një shtatzëni të mundshme, të cilën gjë ia zbuluan të tjerët disa ditë më parë.

Më pastaj, ishte vetë Zaimina ajo e cila bëri publik lajmin që është shtatzënë, madje është bërë shumë aktive në rrjete sociale.

Në ato fotografi, Zaimina shfaqet shumë atraktive me një fizik për lakmi, duke e pasur të vështirë që ta besojnë se ajo është në muajin e gashtë.

Tash e një kohë, Zaimina ka lënë pas angazhimet në muzikë dhe është fokusuar në biznesin e saj personal. /Lajmi.net/