Shtatzënia dhe vetëvlerësimi

Shtatzënia shkakton ndryshime të rëndësishme në trupin e gruas shtatzënë. Këto nuk janë vetëm ndryshime hormonale, por edhe të dukshme, përderisa trupi ndryshon në mënyrë spektakolare.

Lifestyle

11/10/2016 09:22

Zakonisht, ndryshimet hormonale shkaktojnë psikologji pozitive për gruan shtatzënë.

Prandaj një grua që deri në këtë kohë ka marrëdhënie të mirë me trupin dhe feminilitetin e saj, do të dashurojë trupin e saj të ri dhe do të ndihet krenare për të.

Në të kundërt një grua me vetëvlerësim të ulët dhe imazh të dobët deri në kohën e shtatzënisë, do të shohë ndryshime në trupin e saj si shenja shëndoshjeje dhe nuk do të ndihet rehat me të.

Ndryshimet trupore do të bëhen edhe më të forta ndërsa muajt kalojnë. Rrobat nuk i bëjnë më dhe ajo vazhdimisht kërkon për masa më të mëdha ose rroba që janë posaçërisht të dizajnuara për gratë shtatzëna.

Kur imazhi i trupit të saj të ri është negativ, gruaja shtatzënë mund të ndiejë turp dhe mund të refuzojë të shfaqet e zhveshur psh në plazh apo përpara partnerit të saj për shkak të imazhit të ulët për veten.

1414463379800

Gjithsesi për shumicën e grave trupi i tyre i ri bëhet sinonim i trupit të plotë. Qesja amniotike dhe bebi brenda barkut i japin gruas një ndjesi plotësie dhe bëhet burim i madh gëzimi, deri në masën kur disa gra e përjetojnë lindjen e bebes dhe ndarjen nga trupi i tyre si humbje. Në varësi të psikologjisë dhe vetëvlerësimit të gruas, kjo humbje do të zëvendësohet nga kënaqësia e kontaktit me beben ose do të çojë në depresion pas lindjes.

Gratë shtatzëna, si adoleshentet, do të shpenzojnë disa kohë përpara pasqyrës, duke vërejtur ndryshimet në trupin e tyre. Gjoksi i saj i ri, tani i rritur gjatë shtatzënisë mund të duket tejet tërheqës, veçanërisht një gruaje që dashuron trupin e saj.

Në anën tjetër, kthimi iI trupit në gjendjen e mëparshme mund të jetë shkak i një stresi të ri. Këto shqetësime nuk janë të bazuara, përderisa në të vërtetë trupi mund të bëhet i butë gjatë ditëve të para të paslindjes dhe kërkon kujdes të veçantë.

Për këtë arsye gratë që ndihen mirë me çfarë po u ndodh dhe kujdesen për veten, do të marrin masat e duhura për të mbajtur trupin sa më të fortë të munden duke përdorur hidratues.

42-50454629_c1_w555

Gjatë shtatzënisë, për shkak të ndryshimeve hormonale, pesha e një gruaje mund të kalojë limitet normale. Kështu asaj i duhet të jetë e kujdesshme, duhet të ushqehet mirë, por të shmangë gjërat që mund të dëmtojnë imazhin e trupit të saj, shëndetin e saj, si dhe peshën e tepërt të shtuar e cila shoqërohet me diabet.

Në anën tjetër, shumë produkte kimike që ajo përdorte më parë, siç janë bojërat e flokëve, manikyrit etj nuk duhen përdorur gjatë shtatzënisë. Për disa gra që shpenzojnë shumë në produkte të tilla bukurie, kjo mund të kontribuojë në ndjesinë e të qenurit më pak tërheqëse.

Ky trup i ri nuk i përket vetëm gruas. Ajo gradualisht merr përgjegjësinë e mëmësisë dhe veçanërisht që kur ajo ndien lëvizjet e bebit, ajo ndien që duhet të kujdeset më shumë për shëndetin e saj.

pregnancy-stress-revealed-830x450

Kështu shtatzënia mund të rritë ndjenjën e vetëbesimit për shumë gra, këshillon Babylino. Trupi i tyre merr kuptimin e mëmësisë dhe kjo i bën ato të ndihen të plotësuara.

Gjidhënia mund të jetë një tjetër sfidë për vetëvlerësimin e gruas dhe imazhin që ajo ka për trupin e saj. Shumë gra besojnë se një praktikë e tillë shkatërron identitetin e tyre seksual. Ato ndihen si lopët, siç thonë, dhe kufizohen nga gjidhënia, duke humbur kështu mundësinë unike të të përjetuarit eksperienca të reja me beben e tyre.

Në të kundërt, gratë me vetëvlerësim të lartë shijojnë gjidhënien. Përveç kësaj një gjinekolog thekson që gjidhënia mbron gjoksin nga humbja e papritur e volumit dhe e mban atë të fortë.

Kështu pajtimi me natyrën jo vetëm ruan imazhin e trupit pas lindjes por është edhe një një shenjë e mirë e vetëvlerësimit.