Shtatëshja e Tottenhamit

Është fotografia të cilën tifozët e Tottenhamit kanë pritur ta shohin. Shtatë përforcimet e ardhura gjatë afatit kalimtar të verës, së bashku me fanellën e ekipit. Klubi londinez mund të ketë humbur uellsianin Gareth Bale, i cili realizoi dëshirën e tij për transferim në Real Madrid. Por, paratë e përfituara nga shitja e tij u shpenzuan…

Sport

13/09/2013 21:15

Është fotografia të cilën tifozët e Tottenhamit kanë pritur ta shohin. Shtatë përforcimet e ardhura gjatë afatit kalimtar të verës, së bashku me fanellën e ekipit.

Klubi londinez mund të ketë humbur uellsianin Gareth Bale, i cili realizoi dëshirën e tij për transferim në Real Madrid.

Por, paratë e përfituara nga shitja e tij u shpenzuan mençur dhe menaxheri Andre Villas-Boas ka sjellë në skuadër futbollistë me vlerë prej rreth 100 milionë funtesh.

Paulinho, Christian Eriksen, Roberto Soldado, Nacer Chadli, Etienne Capoue, Vlad Chiriches dhe Erik Lamela janë shtatë përforcimet e Tottenhamit për sezonin e ri.

Mesfushori Eriksen është në konkurrencë për të debutuar, kurse Lamela do të bëjë paraqitjen e tij të parë në White Hart Lane në duelin kundër Norwichit të shtunën.

Capoue do të mungojë në mesfushë pasi është i dëmtuar kurse Chiriches nuk është në dispozicion pasi ende nuk ka siguruar lejen e punës. Chadli, Soldado dhe Paulinho tashmë kanë filluar të lejnë gjurmë në ekipin e Villas-Boasit.