Shtatë vjet luftë në Siri, mbi 350 mijë njerëz të vrarë – Lajmi.net
Shtatë vjet luftë në Siri, mbi 350 mijë njerëz të vrarë
Autori: Lajmi.net BotaLajme 23:48, 13 March 2018
Konflikti në Siri ka vrarë mbi 350,000 njerëz, ka zhvendosur më shumë se gjysmën e popullsisë dhe ka lënë pjesën më të madhe të vendit nën rrënoja.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se ka regjistruar vdekjen e 353,935 njerëzve që nga nisja e konfliktit në mars të vitit 2011.

Të vrarët përfshijnë 106,390 civilë, prej të cilëve 19,811 fëmijë, thuhet në shifrat e publikuara sot.

Në një vend me një popullsi prej 23 milionë banorësh para luftës, Kombet e Bashkuara vlerësuan se 6.1 milionë njerëz janë zhvendosur nga luftimet.

Handicap International, një organizatë joqeveritare franceze, tha se një milion njerëz janë plagosur në luftë, përcjell REL.

Konflikti në Siri, që ka nisur më 15 mars të vitit 2011, me goditjen e Qeverisë së presidentit Bashar al-Assad mbi protestat paqësore, hyn këtë javë në vitin e tetë.

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO