Shtatë “truket” që çdo vajzë dembele tashmë i di (Foto)

Çdo vajzë “dembele” tashmë i di disa rregulla të vogla në lidhje me rrëmujën në jetën e saj. Më poshtë po listojmë ato që janë më tipike dhe na ndodh t’i përdorim thuajse çdo ditë.

Fun

20/02/2017 18:15

  1. Në një ditë që jemi vonë dhe nuk kemi mundësi të lajmë e të krehim flokët, përdorimi i llakut të flokëve për përthithjen e yndyrës është gjetje! Thjesht përdorim një krëhër për të ndarë flokët në pjesë dhe i spërkasim ato me llak, kështu evitojmë dhe erërat e pakëndëshme.

 

  1. Kur kërkojmë açetonin për heqjen e manikyrit nga thonjtë dhe nuk e gjejmë, ka një zgjidhje shumë të shpejtë, heqja e manikyrit me dhëmbë apo me thonjtë e dorës tjetër! Ndërkohë që nuk habitemi nëse i gjejmë pjesëzat e manikyrit kudo në shtëpi.

 

  1. Në vend që të lajmë veshjet tona sa herë që ato ndoten me ushqim, pastrojmë vetëm pjesën e bërë pis duke “ja hedhur” edhe kësaj rradhe!

 

  1. Në vend që të zgjohemi direkt pas rënies së alarmit, e vendosim atë më herët në mënyrë që ta bëjmë “snoze” të paktën tre herë, kështu na duket sikur flemë më shumë…

 

  1. Kur flokët i kemi të parregulluar, kapja e një topuzi të çrregullt në majë të kokës është zgjedhja që ne i japim të papriturës. Dhe mos u habisni kur ndërkohë që jeni bërë gati shuumë shpejt, dukeni edhe shuumë “in”.

 

  1. Në vend që të zhveshim bluzën për të hequr reçipetat, e bëjmë këtë gjë me bluzën veshur ndërkohë që jemi të ulura në divan…Dhe më pas ne ndjehemi të lumtura ndërkohë që shijojmë trukun tonë të magjisë.

 

  1. Kur jemi vonë dhe duhet të dalim shpejt nga shtëpia, kemi një truk tjetër…Në vend që të depilojmë të gjithë këmbën, kur veshim xhinse të grisura, depilojmë vetëm pjesën e grisur nga e cila nga duket këmba. Gjetje edhe kjo apo jo?? Nga dembelizmi çfarë s’mund të bëjë njeriu…