Shtatë të vdekur nga kolera në Nigeri

Shpërthimi i sëmundjes së kolerës ka vrarë të paktën shtatë persona në kryeqytetin nigerian Abuja gjatë ditëve të fundit.

Bota

14/08/2018 18:30

Shefi i Departamentit të Shëndetësisë së këtij kryeqyteti, Okoroukwu tha se punonjësit e insititutcionit që ai udhëheq janë dërguar në komunitete të ndryshme për të mësuar vendasit se si ta menaxhojnë përhapjen, njofton AA, transmeton Klan Kosova.

Për të vdekur e të sëmurë nga kolera është raportuar edhe në një zonë të shtetit Kano. Këtu tetë persona kanë vdekur si pasojë e koleras, ndërsa 20 të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor bën të ditur Kabir Bayero, një shef fisnor në zonën e Gwarzo.

Sëmundja e kolerës është një fenomen vjetor në shumë pjesë të Nigerisë kryesisht për shkak të sistemit të dobët të ujit dhe higjienës së papërshtatshme sidomos në zonat me popullsi të jashtëzakonshme.