Shtatë pushimet përrallore

Nga pallatet më luksoze tek ishujt privatë, më poshtë mund t’i shihni destinacionet më ekstravagante për t’i kaluar pushimet. Fatkeqësisht, për shkak të çmimeve super të larta, jo gjithkush mund të shkojë për t’i kaluar atje pushimet. Më fatlumët janë njerëzit e pasur dhe ata të famshëm të botës. Pra, ata që i kanë milionat…

Lifestyle

28/12/2013 15:15

Nga pallatet më luksoze tek ishujt privatë, më poshtë mund t’i shihni destinacionet më ekstravagante për t’i kaluar pushimet. Fatkeqësisht, për shkak të çmimeve super të larta, jo gjithkush mund të shkojë për t’i kaluar atje pushimet.

Më fatlumët janë njerëzit e pasur dhe ata të famshëm të botës. Pra, ata që i kanë milionat në llogaritë e tyre bankare, mund t’i bëjnë valixhet gati dhe të nisen. Këto janë shtatë mrekullitë e botës!

Jahti i ëndrrave

Për ata që janë të fascinuar pas jahteve, mund ta shijojnë çdo moment në jahtin e quajtur RV Pegaso. Përmes tij, mund ta eksploroni oqeanin përreth Karaibeve.

Aty mund të notoni me pajisje të ndryshme dhe ta shihni veten përballë peshkaqenëve miqësorë. Duke u kthyer në bord, mund të gjeni kërcimore, Jacuzzi, palestër në natyrë etj. Aty mund të bëni edhe aerobik. Pushimi në këtë jaht të mrekullueshëm ju kushton 441,000 funte.

Safari i fundit

Kafshët e egra mbresëlënëse të Afrikës do t’ju rrethojnë çdo ditë dhe gjatë çdo mëngjesi fillon mrekullia. ‘Singita Serengeti House’ (Vendi i mrekullive), i cili u hap në muajin janar në Sasakwa Hill në veri të Tanzanisë, bën që ju të ndiheni shumë i veçantë dhe ju presin kafshët, të cilat do të mund t’i shijoni duke i parë.

Duke u vendosur në baza ekskluzive, mund të flenë tetë persona në katër suita, ku nga jashtë mund të shihen antilopa afrikane. Në një hapësirë prej 350,000 hektarë, ju mund të shihni edhe familje elefantësh nga dritarja e dhomës suaj të gjumit. Ju mund të notoni në pishinë dhe rinoceroni do t’ju afrohet. Shtatë netë në këtë vend do t’ju kushtojnë 52,000 funte.

Mrekullia e ishujve privatë

Cohens, një familje franceze, e cila i kishte blerë ishujt Calivigny, në jug të Grenadës në vitin 2000, shpenzoi më shumë se 100 milionë funte për ta zhvilluar këtë ishull. Vetëm disa vite më parë, këta ishuj privatë janë vënë në dispozicion për ata që donin t’i merrnin me qira.

Aty mund të akomodohen 50 persona, por nëse e doni shtëpinë më të madhe, aty mund të flenë 20 njerëz dhe do t’ju kushtojë 300 mijë funte për një javë. Aty mund të gjeni banjo prej mermeri, pambuk egjiptian dhe mobilje nga projektuesi dominikan, Oscar de la Renta.

Aty ka meny italiane, franceze dhe të Grenadas çdo natë, gjashtë plazhe me rërë, çdo ditë nga një gjatë qëndrimit tuaj dhe sporte të ujit me bollëk. Për Vit të Ri, aty do të arrijë një grup muzikor, ndërsa nuk do të mungojnë as fishekzjarret. Për ta kaluar një javë aty, do t’ju nevojiten 300,000 funte.

Shtëpia e ‘akullt’

Chalet N është vendqënsrimi më i shtrenjtë në botë me qira. Për të qëndruar aty një javë, juve do t’ju nevojiten 231,088 funte. Nga aty mund t’i shihni alpet e Oberlech, në afërsi të Lech, në alpet austriake.

Ky është sezoni i dytë (këngëtaret Tina Turner dhe Rihanna ishin vizitoret debutuese vitin e kaluar)  dhe përpos që nuk mund t’ju garantojë dëborë, për gjithçka tjetër e marrin përsipër pronarët e shtëpisë.

Aty gjendet një SPA, me madhësinë e një fushe tenisi, ku gjendet pishina, që ka muzikë nënujore dhe uji mund ta ndryshojë ngjyrën, varësisht prej kërkesës suaj.

Aty mund ta gjeni edhe një bodrum vere, por do t’i keni në dispozicion edhe skitë,të bëra nga Porsche. Dritaret, natyrisht janë të blinduara. Në 11 dhoma gjumi që gjenden aty, mund të flenë 24 persosna. Shtatë net do t’ju kushtojnë 231,088 funte.

Pallat në ujë

I quajtur ‘Mbreti i Kështjellës së pushimeve’, ky turne i pallateve Maharaja në Indi përfshin tri netë në tri hotele të ndryshme. Aty mund t’i ftoni 120 apo më shumë miq. Çfarë do që zgjidhni, çmimi është i njëjtë: 2,160,000 funte.

Mëngjesi është i përfshirë, por gjithçka tjetër, përfshirë edhe udhëtimin privat me ‘Jet’ andej pari, do të jetë ekstra. Modelja Kate Moss kishte qëndruar në këtë vend dy vjet më parë për ditëlindjen e ish të dashurit të Naomi Campbell, Vladimir Doronin.

Një mini aeroplan vetëm për ju

Pse rri duke pritur në aeroport, kur mund të fluturoni në Australi me një ‘Jet’ privat dhe t’i merrni me vete 30 persona? Ky udhëtim prej 20 ditëshfillon nga pista më e afërt e nisjes nga shtëpia e juaj dhe përfundon në Sydney, me ulje kudo që keni dëshirë ju.

Çka mendoni për tempujt Abu Simbel në Egjipt, Taj Mahal në Indi apo Luang Prebang (Tempulli i Budizmit dhe manastireve) në Laos? 20 ditë të këtij udhëtimi të mrekullueshëm do t’ju kushtojnë 589,878 funte (pëfshirë këtu edhe rikthimin nga Australia).

Mrekullia e Fixhit

Ishujt Laucala Island në Fixhi janë mjaft të përshtatshëm, nëse e doni privatësinë. Aty ka dhoma për 60 nga personat tuaj të afërt dhe ju mund t’i përdorni 25 vila.

Ky vend, gjashtë milje larg Pacifikut Jugor është pronë e manjatit të pijes energjike Red Bull, Dietrich Mateschitz, ndërsa më parë u përkiste amerikanëve të ‘Malcolm Forbes’.

Aty mund të arrini vetëm me një aeroplan privat dhe Laucala të mahnit me bagëtinë e vetë, ndërsa aty rriten tonelata me fruta, bëhet mjalta dhe gjenden edhe shishe të ujit mineral, që nxirret aty.

Vilat kanë kulma të bërë nga palmat dhe lëvoret e kokosit, dhe atyre nuk ju mungojnë as pishinat natyrale. Nëse mysafirët tuaj janë të lodhur, aty ka pesë restorante dhe vend të mjaftueshëm për intimitet.

Ju mund ta merrni tërë ishullin për një javë dhe për këtë duhet t’i shpenzoni më shumë se 1 milion funte (1,092,000), duke pasur gjithçka ‘all-inclusive’.