Shtatë përfitimet që fëmija ka nga shalqin

Duke qenë se jemi në stinën e pjekjes së këtij fruti duhet të dini patjetër përfitimet: Balancon nivelin e ujit në organizëm.

Lifestyle

14/08/2017 11:16

Pra arrin të sigurojë një hidratim të mirë. Është i vlefshëm për shëndetin e zemrës si edhe ul rrezikun e shfaqjes së astmës, përcjell lajmi.net

Forcon sistemin imunitar, favorizon shëndetin e syve të fëmijës. Ndihmon në zhvillimin e kockave pasi përmban kalcium dhe magnez.

Përmban grupin e vitaminës B (B kompleks) që ka përfitime të ndryshme, duke përfshirë sistemin nervor, qelizat e kuqe të gjakut, rregullimin e karbohidrateve etj Favorizon tretjen duke qenë se përmban shumë fibra./Lajmi.net/