Shtatë oferta për Alvesin

Dani Alves është në dilemë, të vazhdojë kontratën me Barcelonën ose t’i bashkohet njërit prej gjashtë klubeve që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Sport

25/03/2015 11:57

Dani Alves ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij në Barcelonë.

Mbrojtësi brazilian ende nuk ka vendosur nëse do të nënshkruajë kontratë të re në Camp Nou, ose të transferohet në një klub tjetër, larg La Ligë.

E përditshmja sportive katalane “Sport” ka bërë të ditur se Alves ka shtatë oferta.

Përveç asaj për vazhdimin e kontratës në Barcelonë, Alves ka ofertë nga klube të tjera të mëdha si Paris Saint-Germain, Juventus, Manchester United, Liverpool, Borussia Dortmund dhe Inter.