Shtatë mënyra për t’u motivuar për ushtrimet e mëngjesit

Ne të gjithë i dimë veshtirësitë për tu zgjuar herët në mengjes dhe për t’i kryer ushtrimet.

Lifestyle

29/12/2017 09:45

Është shumë e lehtë pasi të arrish në fitnes mirëpo testi i vërtetë vjen para se të hyni në fitnes. Ushtrimet në mëngjes kanë të bëjnë më së shumti me zërin brenda juve që ju thotë të vazhdoni të fleni ose të rrini në shtëpi. Edhe pse është shumë tunduese që t’i dorzoheni atij zëri dhe të vazhdoni me gjumë, ju duhet të zgjoheni dhe të vazhdoni me përmbushjen e qëllimeve tuaja. Këtu keni 7 këshilla që do të ju ndihmojnë dhe motivojnë të kryeni ushtrimet në mëngjes.

Ndërroni vendin alarmit tuaj: Në vend që ta vendosni orën për alarm (ose alarmin në telefon) afër shtratit tuaj, pse të mos e largoni në ndonjë qoshe në fund të dhomës? Në këtë mënyrë ju jeni të detyruar që të ngriheni dhe ta fikni alarmin, gjë e cila do ti dërgoj sinjal trurit tuaj që ju duhet të zgjoheni.
morning motivation

Ndezni dritat: Pasi që ta fikni alarmin dhe jeni ngritur në këmbë, ndezni dritat. Nese nuk jeni duke fjetur vetëm, shkoni shpejtë në koridor dhe ndezni dritën . Drita do ti dërgoj sinjal trurit tuaj që të zgjohet.

Bëni 10 Pompa: Fiknii alarmin, ndezni dritat dhe bëni 10 pompa. Mund të duket çmenduri mirëpo një set i shkurtër i pompave do të liroj endorfinë në trupin tuaj dhe do të iu japë energji. Muskujve ju duhet më shumë kohë për tu zgjuar, për këtë arsye ky ushtrim i shkurtër do të iu japë një dozë adrenaline dhe ndihmoj në aktivizimin e tyre.

Hani mëngjes: Keni degjuar që mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës, kjo është shumë e saktë. Nuk ka rëndësi në çfarë ore zgjoheni, ushqimi i mëngjesit i mbushur me nutrientët e nevojshëm do të ju japë energjinë e duhur që ju duhet për të levizur. Disa ushqime të përkryera për mëngjes janë: drithërat(oatmeals) me të bardhë te vezëve dhe fruta, omlet ose protein.

Ndëgjoni muzikë: Muzika është mënyra më e mirë për të arritur disponimin për të ushtruar. Ju mund të dëgjoni edhe fjalime motivuese nga Eric Thomas ose Arnold Schwarzenegger që ti ndjeni ato drithërime në trup dhe të ndiheni të motivuar për nje sesion të ushtrimeve të suksesshëm.

Përdorni PreWorkout: Nese ju duhet, merrni PreWorkout para se të ushtroni. Përbërja e pijes do të bëjë që ju të lironi sasinë e duhur të kemikaleve në trupin tuaj që të ju përgadis mentalisht e fizikisht për trening. Pija gjithashtu do të ju ushqejë muskujt dhe do të ju japë një pompim që ti përballoni peshat të cilat do ti ngrisni më vonë si dhe do të ndihmoj që muskujt tuaj të rriten më të mëdhenjë.

Organizoni takim: Pa marrë parasysh se kë do të takoni në fitnes, nese leni një takim me dikë ne fitnes ju nuk keni zgjidhje tjetër përpos të shkoni aty. Kur e dini se dikush është duke ju pritur aty, do të ju japë motivim shtesë që të lëvizni. Nese është nevoja, fol me partnerin tënd të fitnesit dhe bini dakord që ta thërrisni njëri tjetrin çdo mëngjes në mënyrë që asnjëri nga ju të mos mungoj në ushtrime.