Shtatë gjëra që nuk duhet të bëni përpara një operacioni

Do t’i nënshtroheni së shpejti një operacioni kirurgjik? “Daily Mail” ka hartuar një listë sjelljesh dhe veprimesh, të cilat duhet t’i keni parasysh nëse do të bëni një ndërhyrje kirurgjikale.

Lifestyle

06/05/2017 14:27

Autorët Oliver Warren, Dean Franklin, Charles Vincent, janë nisur nga një e dhënë: në Mbretërinë e Bashkuar, në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit, në çdo dhjetë minuta anulohet një operacion – rreth 60 mijë në vit – pikërisht për shkak të faktit se pacientët nuk arrijnë të ndjekin instruksionet e mjekëve në fazën paraoperacionale.

Ja lista:

1) Depilimi i këmbëve
Gjatë depilimit të këmbëve ekziston mundësia e krijimit të prerjeve të vogla ose irritimeve. Dhe më e rëndësishmja: në këtë mënyrë mund të prish ‘barrierat’ e lëkurës kundër baktereve, që mund ta infektojnë atë. Shumë persona mendojnë se i bëjnë favor kirurgut duke u depiluar përpara operacionit, por ja që nuk është kështu. Këshilla është që këmbët t’i lini ashtu.

2) Humbja e peshës në mënyrë të shpejtë
Nëse humbni peshë shumë shpejt dhe sidomos nëse kjo nuk është këshilluar nga mjeku, ju do të filloni të humbni masën muskulore. Në fakt, trupi në këtë mënyrë do të dobësohej shumë. Këshilla është të ndaloni limitimin e kalorive pesë ditë përpara operacionit.

3) Hudhra dhe ilaçe
Është e nevojshme ta informoni sa më shumë mjekun tuaj personal mbi ilaçet që merrni rregullisht (nëse i merrni), po ashtu edhe për produktet natyrale që konsumoni: hudhër, xhenxhefil etj., sepse disa prej tyre mund të rrisin rrezikun e gjakderdhjes. Ndër të tjera, është e nevojshme t’u kushtoni vëmendje indikacioneve mbi ilaçet që do të merrni.

4) Përtypja e çamçakëzit për t’i bërë ballë mosngrënies
Problemi është që stomaku prodhon më shumë acid kur është në pritje. Pastaj, kur ju jeni nën anestezi, të gjitha valvulat e traktit gastrointestinal relaksohen dhe në këtë mënyrë ato kanë shumë mundësi të zbrazen nga acidi. Ndërkohë, nëse ai arrin në mushkëri, atëherë njeriu rrezikon vdekjen. Përgjithësisht mjekët këshillojnë që të mos hani për gjashtë orë përpara se të bëni operacion.

5) Bërja e manikyrit
Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ne përdorim sensorë për të matur nivelin e oksigjenit në gjakun e pacientëve. Ata vendosen në gishta, ndaj manikyri duhet të hiqet përpara operacionit”. Thonjtë duhen prerë të gjithë, sepse ata mund të mbajnë bakterie.

6) Furça e dhëmbëve
Është e këshillueshme që me vete të keni një furçë të dytë në rastin kur njëra mund të bjerë në dysheme. Kjo gjë ndihmon në reduktimin në minimum të rrezikut nga infeksionet. Gjithashtu, përdorni një furçë dhëmbësh totalisht të re pas operacionit.

7) Mos pini duhan
Mos pini duhan, të paktën një ditë përpara operacionit. Madje, sa më herët ta ndaloni, aq më mirë është. Duhani shkatërron mushkëritë dhe mushkëritë e infektuara kanë më shumë gjasa për t’u infektuar, infeksionet pas operacionit janë më të zakonshme te duhanpirësit. Kjo për shkak se tymi është irritues dhe mund të shkaktojnë kollitje, që është veçanërisht e bezdisshme, kur ju sapo keni bërë një operacion. /Telegrafi/