Shtatë fobitë që mund t’iu shkatërrojnë pushimet

Muajt korrik dhe gusht për shumë prej neve janë sinonim të pushimeve. Qytetet zbrazen pasi njerëzit i drejtohen bregdeteve dhe destinacioneve turistike.

Fun

13/07/2016 13:06

Por në nisje të pushimeve, ankthi është i lartë për shkak të disa fobive të vogla të cilat mund të na pengojnë të kalojmë një verë të bukur.

Por, cilat janë  7 frikëra që shkatërrojnë pushimet?

Ankthi nga e reja, e panjohura – “Kjo do të na detyrojë të heqim dorë nga disa gjëra, shpjegon psikologja pasi përjetojmë ndjenjën e rrezikut duke mos pasur një pikë reference, si për shembull gjuha  e ndryshme. Për këtë shpesh e gjejmë veten në të njëjtin vend që e njohim prej kohësh.

Frika e humbjes së kontrollit – Kush vuan nga kjo frikë do të tentojë të bëjë vetëm atë që ju jep ndjenjën e të mos pasurit nevojë të mbështeteni tek të tjerët. Kjo rrezikon t’i bëjë pushimet tuaja sipas një udhërrëfyesi ku çdo gjë duhet të ndodhë pikërisht siç e kishit parashikuar.

Frika e fluturimit – Kush vuan nga kjo frikë tenton të mos e pranojë atë. E rëndësishme është që të përballemi me të përndryshe nuk do të mund të udhëtojmë në vende ekzotike të pa zbuluara më parë.

Frika për fëmijët – Disa njerëz gjatë gjithë kohës jetojnë me ankthin se mos diçka e keqe ju ndodh fëmijëve. Dhe kjo është një arsye e mjaftueshme për të prishur pushimet.

Frika e të zhveshurit – Shpesh njerëzit ndihen të pasigurt sa i përket formës fizike. Të paktë janë ata që përpiqen ta shmangin këtë aspekt. Por nëse ju hiqni dorë nga deti, noti apo nga pasionet tuaja për shkak të mos përsosmërisë së trupit atëherë më kot shkoni me pushime.

Frika e mungesës së internetit – Kjo është një ndër frikërat e ditëve të sotme që prek pothuajse të gjitha grupmoshat. Një adoleshent nuk do të shkonte me pushime me prindërit nëse nuk do të kishte mundësi të lidhej me internetin.

Frika e terrorizmit-Është frika që na ka mbërthyer të gjithëve duke ndikuar shumë si në zgjedhjen e destinacioneve turistike, mjetet e transportit dhe gjerat që vendosim të bëjmë gjatë pushimeve. Këtë vit numri i atyre që udhëtojnë jashtë shtetit është më i ulët, për të shmangur stacionet hekurudhore apo aeroportet.