Shtatë destinacionet e Zlatan Ibrahimovicit

Zlatan Ibrahimovicin nuk do ta shohim më në fanellën e Manchester United.

Sport

09/06/2017 21:20

Skuadra angleze ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me sulmuesin suedez, që vazhdon të rikuperohet pas lëndimit të pësuar në sfidën ndaj Anderlechtit në Europa League.

Ibra në edicionin e parë dhe të vetëm në futbollin anglez te Manchester United, pati shifra të jashtëzakonshme, duke shënuar 28 gola, e duke fituar Superkupën e Anglisë, Kupën e Ligës dhe Europa League.

35 vjeçarit tani i duhet të mendojë për një sfidë të re.

‘The Telegraph’ pretendon se Ibrahimovic ka shtatë destinacione për të ardhmen, dhe ato janë: PSG, MLS, Kina,  Malmo, Milan dhe Napoli./Lajmi.net/