Shtatë arsye për përdorimin e aloe verës në shërimin e sëmundjes së sheqerit – Lajmi.net
Shtatë arsye për përdorimin e aloe verës në shërimin e sëmundjes së sheqerit
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 9:26, 10 April 2018
Sipas hulumtimeve, nëse përdoret në mënyrë të drejtë, aloe vera mund të ulë dukshëm nivelin e glukozës në gjak dhe trup.

Diabeti konsiderohet një ndër sëmundjet më të shpeshta (fatale) auto-imune. Mirëpo, është mirë e njohur që stërvitja e rregullt, balancimi i mirë i ushqimit dhe mënyra e shëndetshme e jetesës mund të na ndihmojnë pa masë në pengimin e sëmundjes ose së paku në orientim të efektshëm.

Edhe pse stili i jetës dhe stërvitjet e rregullta varen nga orari i punës dhe qëndrueshmëria fizike, ushqimi i shëndetshëm tërësisht varet nga ju dhe në këtë rast rëndësi ka aloe vera.

Në vazhdim po i japim disa fakte të rëndësishme të cilat i kanë zbuluar disa hulumtime:

– Aloe vera është një ndër artikujt më të efektshëm që mund të na ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak në mënyrë natyrale.

– Konsumimi i rregullt i lëngut të freskët të aloe verës është shumë i dobishëm për stabilizimin e sasisë së glukozës në qarkullim të gjakut.

– Aftësia hipoglikemike e aloe verës mund të tregohet njësoj e dobishme për të gjithë pacientët me sëmundje të sheqerit.

– Nëse merren dy doza lëngu aloe vera (kurdo qoftë midis 5 ml dhe 15 ml) çdo ditë, niveli i sheqerit në gjak do të ulet dukshëm.

Përse është mirë të përdorim aloe verën për diabetin?

Tani, t’i kthehemi arsyeve përse aloe vera konsiderohet si tretman natyral për diabetin dhe përse do të duhej ta përdornim atë:

1. Xheli aloe vera është glukomanan i pasur. Ato janë fibra dietale (polysaccharide), të cilat përftohen lehtë të tretura në ujë, me çka ulet sasia e glukozës në trupin tonë. Shkurt, komponenti i hemicelulozës mund të veprojë si materie hipoklikemike dhe të ulë në mënyrë efektive nivelin e sheqerit në gjak.

2. Ajo përmban bashkime të caktuara siç janë antrakinona (fenolë organikë me aromë të caktuar) dhe lecitina (proteina të cilat lidhin bashkë karbohidratet), të cilat ndihmojnë në uljen e pranisë së glukozës në gjak, si edhe në mbajtjen e rregullt.

3. Mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak edhe deri në 50% për vetëm disa muaj.

4. Detoksifikon trupin, gjë që ndihmon në eliminimin e tepricës së glukozës nga qarkullimi i gjakut.

5. Është antoiksidans i shkëlqyeshëm, si edhe si cilësi antiinflamatore, gjë që na mbron nga probleme të tjera të ndryshme, siç janë i thati, plagët, infeksionet etj. të lidhura me diabetin.

6. Mund të nxisë tajitje të insulinës në trup, dhe në këtë mënyrë zbut diabetin lehtë.

7. Duke pasur parasysh që është përbërës natyral, nuk shkakton efekte anësore të padëshirueshme.

Si vepron aloe vera në dietën e diabetit?

Siç është thënë edhe më parë, aloe vera mund të bëjë çudira për të sëmurët nga diabeti bashkë me ushqimin e shëndetshëm dhe të balancuar.

Është me rëndësi që të përdorni xhel të aloe verës së freskët apo lëngun vetëm në vend të atyre të përpunuara. Kjo do t’ju ndihmojë të keni dobinë maksimale.

Në fillim, në muaj merrni vetëm 1 lugë aloe vera në ditë. Mirëpo shtoni sasinë deri në 3 lugë çaji në ditë.

Mirëpo, nëse shija e hidhur e ushqimit nuk i përshtatet qiellzës suaj, thjesht shtoni një sasi shumë të vogël mjalti apo çfarëdo ëmbëltuesi tjetër natyral para se ta konsumoni.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO