Shqyrtohet projekt-kodi i Procedurës Penale

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot do të mbajë mbledhje.

Lajme

12/02/2019 09:12

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit sot me fillim prej orës 13:00 do të mbajë mbledhje, ku pritet të shqyrtohet projekt-kodi i Procedurës Penale, shkruan lajmi.net.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit te ditës;
  2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë 20 dhe 27.11.2018, dhe 04.12.2018;
  3. Shqyrtimi në parim i Projekt Kodit të Procedurës Penale nr. 06/L-151;
  4. Shqyrtimi i Raportit plotësues me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr.06/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-042 për Rregullimin e shërbimeve të ujit të datës 11.12.2018;
  5. Formimi i grupit punues për monitorimin e Ligjit nr. 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik;
  6. Të ndryshme. /Lajmi.net/