Shqiptaro-amerikani i “Benjamin Steakhouse” hap restorant në Tokio

Shqiptaro-amerikani që shkëlqeu me dy restorante në Nju Jork dhe ka të punësuar mbi 500 shqiptarë, hapi sot restorantin tjetër në Tokio të Japonisë.

Lajme

17/08/2018 18:27

Alban Benjamin Prelvukaj i cili ka korrur suksese në biznesin e restauranteve të biftekut në Amerikë, ka hapur edhe një restaurant në Tokio të Japonisë, njofton media prestigjioze Blumberg.

Eksperienca e firmës së tij “Benjamin Steakhouse” në Amerikë, tashmë po shihet si një vazhdim i sukseseve edhe në Tokio dhe është mirëpritur nga konsumuesit e mishit.

Shqiptaro-amerikani Benjamin Prelvukaj ka të punësuar mbi 500 shqiptarë që jetojnë në Amerikë dhe në mesin e shumë mysafirëve që kanë drekuar tek ai janë ish presidenti Bill Clinton dhe yjet e famshëm të Hollywood-it si: Zak Efron, Kim Kardashian, Klajv Davis, Bill Murray, Jamie Foxx dhe boksieri i njohur Evander Holyfield.