Shqiptarit më të urryer në botë i humbin 15 milionë dollarë (Foto)

Siç duket, njeriu i shpallur si më i urryeri në botë, e që është shqiptar, është duke e përjetuar ditën më të keqe të tij, pasi që i ka humbur 15 milion dollarë.

Bota

15/02/2016 13:57

 

Ai thotë se është kontaktuar nga dikush që kishte thënë se e përfaqëson Kanye West, e i cili i kishte thënë se do ja shes të drejtat për albumin e tij të rij ‘The Life Of Pablo’, transmeton lajmi.net.

Shkreli thotë se e kishte paguar atë me 37,000 Bitcoin, që është një vlerë virtuale e parave.

Në disa postime në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ai kishte shpërthyer nga nervoza duke shkruar: “Kush dreqin i ka 15 milion dollarët e mi? Më duhen paratë, kjo nuk është shaka”, transmeton lajmi.net.

“Kjo është dita më e keqe e jetës sime. Nëna më ka thënë mos u merr me këtë lloj të njerëzve. Asgjë e mirë nuk vjen nga muzika rap”.

Ai pastaj ka treguar se ka kontaktuar me krijuesin e Bitcoin, dhe se ai është pajtuar që të ia kthej këtij paratë. /lajmi.net