Shqiptari vret shqiptarin në Itali

Një shqiptar 55-vjeçar është ndarë nga jetë në një spital në Alesandri pasi u godit me thikë nga një bashkëatdhetar i tij.

Lajme

02/08/2015 23:20

Agjencia e lajmeve “Ansa” thotë se viktima është identifikuar si Sabri Alija. Sipas të njëjtave burime mësohet se sherri ka ndodhur në një sallë bingo për motive që lidhen me lojën, raporton arbresh.info

Autori është Polis Hazizi, 47-vjeç i cili arrestuar nga policia. Në banesë i është gjetur edhe arma e krimit.