Shqiptari vazhdon të jetë shefi i kuzhinës më i miri në botë (Foto)

​Sot është Dita Ndërkombëtare e Shefit të Kuzhinës dhe në Kosovë është e vështirë të jesh kuzhinierë, për shkak të mungesës së furnizimit me produkte që janë trende botërore, dhe mos pëlqimit të ushqimeve modern.

Lifestyle

20/10/2015 11:53

Kështu vlerësojnë kuzhinierët, e kjo ditë në Kosovë gjithmonë kalon pa u vërejtur fare, raporton lajmi.net.

Me gjithë vlerësimet se në Kosovë ka kuzhinierë të mirë, në botë, kuzhinieri më i mirë vazhdon të jetë Rene Rexhepi, shqiptari nga Maqedonia.

Rexhepi me origjinë nga Tetova është konsideruar disa herë si shefi më i mirë që udhëheq restorantin Noma më të mirë në botë. Ai ka në plan për të mbyllur restorantin e tij në Danimarkë dhe atë ta hapë në Sydney, Australi.

Rexhepi do të hapë restorantin Noma në Barangaro, në periferi të Sydneyt dhe ai do të zhvendoset atje me të gjithë stafin prej 60 njerëzve, duke përfshirë të gjithë shefat, kamerierët dhe stafin tjetër. Me të vetmin qëllim që t’i shpëtoje të ftohtit në Danimarkë në janar restoranti do të shkojë në pjesët e ngrohta të tokës dhe atje do të veprojë për një periudhë prej 10 javësh.

Rexhepi është tërhequr nga bimët dhe perimet e Australisë që mund të futen në specialitetet e tij.

“Bimët në Australi mund të jenë të vjetra më shumë se 50 mijë vjet. Ajo është aq unike dhe emocionuese. Australia më tërheq më shumë”, shtoi Rexhepi.

Në këtë ditë, nëpër botë këshillohet që të provohet gjithçka, por jo edhe të vazhdoni t’i hani./ lajmi.net

11130085_375890672614030_6412918743238014594_n 10367560_335899106613187_1897858262555449603_n