Shqiptari tenton të grabisë në Londër, pronari i shtëpisë e sheh nga Franca përmes WiFi

Një shqiptar, emigrant ilegal në Britaninë e Madhe kishte hyrë në një banesë për të vjedhur. Por, ai është zbuluar nga pronari i saj, i cili e ka parë nëpërmjet një uebkamere, ndërsa ishte me pushime në Francë.

Lajme

17/02/2016 18:07

Sipas “Daily Mail”, ngjarja ka ndodhur më 17 gusht të 2015-s, ku 21-vjeçari ishte përgatitur që të vidhte një banesë në jugperëndim të Londrës.

Pronari i saj, David Pearce, i cili e pa të gjithë skenën me anë të Wi­Fi në kamerën e instaluar në celularin e tij, lajmëroi fqinjët të cilët shkuan në shtëpinë e tij dhe frikësuan shqiptarin së bashku me një tjetër bashkëpunëtor.

“Daily Mail” shkruan se Puka u kap teksa ishte duke u fshehur në një shkurre. Thuhet se ai është autor i një tjetër grabitjeje muaj më parë.

21-vjeçari, u dënuar me nëntë muaj burgim për dy rastet e vjedhjes në Gjykatën Isleworth Crown, dhe ai do të deportohet në Shqipëri pas dy muajsh./shekulli

314298F700000578-0-image-a-74_1455638440498

314298FD00000578-0-image-m-76_1455638456259