Shqiptari te i cili Italia merr shembull (Foto)

Mediat italiane i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë shqiptarit Flamur Djala, pas përmbytjes masive në Genova të Italisë.

Lajme

12/10/2014 23:24

Në përmbytjet e vitit 2011, ai humbi gruan dhe dy vajzat e tij, por tani ka gjetur forcën për të jetuar e madje ndihmon të tjerët. 

Gazeta italiane “Corriere della Serra” shkruan se tre vjet pas tragjedisë, tani shqiptari ndihmon njerëz të tjerë në këtë katastrofë. 

Vendi ku u mbytën dy vajzat dhe gruaja e tij është përmbytur sërish gjatë ditëve të fundit, gjatë shirave të shumtë në Genova. Djala shprehet se e urren këtë vend, pasi ai është një qytet i dënuar, ku sa herë bie shi ndodhin përmbytje. 

Shqiptari Flamur Djala ende nuk ka marrë asnjë kompesim për vdekjen e familjes së tij nga përmbytjet e nëntorit 2011. 

Autoritetet italiane kanë krijuar gjendjen e alarmit në vend, pasi, për shkak të motit të keq, dy ditë më parë humbi jetën një 57-vjeçar, raporton Shekulli.