Shqiptari shkrep foton, irritohen grekët që presin 60 euroshin në radhë (Foto)

Nuk e pranojnë dot grekët para shqiptarëve që janë duke vuajtur dhe për 60 eurto në radhë.

Fun

07/07/2015 11:16

Një qytetar shqiptar ka shkuar në Greqi për të kaluar fundjavën dhe ka  parë grekët që presin në radhët e gjata me orë të tëra përpara bankomateve, për të tërhequr shumën e kufizuar prej 60 eurosh në ditë.

Nuk është përmbajtur shqiptari të bëjë një foto dhe imazhi të marrë më pas të bëhet hit në internet.

Si duket targa e automjetit shqiptar i ka tërbuar grekët që prisnin në radhë dhe në foto duket qartë që ata kanë reaguar të revoltuar, duke bërë shenja me duar.

Shqiptarët para 25 vitesh shkelën si hallexhinj në Greqi dhe nuk pranohen lehtë nga grekët e sotëm të bëjnë ironi me gjendjen e tyre ekonomike. /balkanweb

22