Shqiptari shkel ligjin edhe në Meksikë, përplas policen me makinë (Video)

Një hetim ka nisur ndaj një shqiptari në Meksikë, i cili akuzohet për lëndime të rënda trupore si dhe zotërim të objekteve të papërshtatshme.

Bota

08/02/2017 11:21

Mësohet se shqiptari në fjalë ka përplasur me makinën e tij një grua police. Ai u arratis nga vendngjarja dhe u vu në ndjekje nga policia që ia doli ta ndalojë.

Pas kontrollit të bërë në mjetin e tij u gjet një hanxhar dhe një pajisje përgjuese, shkruan Shekulli.

I arrestuari pritet të merret në pyetje lidhur me ngjarjen.

Duke marrë parasysh faktin që i arrestuari është një shtetas i huaj, prokurori do t’u kërkojë autoriteteve federale të konfirmojnë statusin e tij të emigracionit.