Shqiptari që vrau gruan midis Gjermanisë, la 4 fëmijë pa nënë

Shtetasi shqiptar nga Kosova Anton B., 38-vjeçar dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij 30-vjeçare Emine A. në qytetin Salzgitter të Gjermanisë të hënën në mbrëmje.  

Lajme

30/05/2018 09:48

Arrestimi i Antonit ndodhi sot, ndërsa vrasje e Emines ka ndodhur përpara syve të fëmijëve.

Përveç vdekjes së Eminës, Anton B. dyshohet se e ka plagosur në bark edhe motrën e bashkëshortes së tij, Arlindën (32).

Sipas mediave gjermane, dyshohet se shkak i tragjedisë ishte një grindje familjare. Mirëpo, për motivin e veprës do të përcaktohet gjatë ditëve të ardhshme, përcjell albinfo.ch.

Sipas raportimeve të gazetës “Regional Salzgitter”, kosovari 38-vjeçar thuhet se Antoni dhe Eminja nuk kanë qenë të martuar sipas ligjit gjerman, por kanë pasur katër fëmijë së bashku, përcjell albinfo.ch.

Sipas kësaj gazete, në çift ka ekzistuar tash e një kohë një mosmarrëveshje. Ata ishin çift për shtatë vite me radhë dhe kishin katër fëmijë (3 deri 6 vjeç).