Shqiptari që theri gruan: E vrava se rrihte fëmijët dhe më tradhtonte

Adrian Balliu, shqiptari që më 25 shtator vrau të shoqen me thikë, në Xhenova të Italisë, rrëfehet para policisë, duke thënë se ajo i rrihte fëmijët, teksa shfaqi dyshime se e tradhtonte me një tjetër. 

Lajme

29/09/2014 12:06

Fëmijët, 4 dhe 3 vjeç, janë dorëzuar menjëherë te të një ekip i punëtorëve socialë, duke pritur në Torino ardhjen e kushërinjve më të afërt të Balliut, të cilët do të marrin kujdestarinë e tyre. Dëshmia e autorit të vrasjes u dëgjua para gjyqtares, e cila e cilësoi të vlefshëm masën e arrestit me burg. 

Dëshmia e Balliut 

“Prej disa muajsh, marrëdhënia jonë nuk ishte më e mirë. Ajo ishte gjithmonë nervoze, bërtiste shumë dhe madje iu ulëriste edhe fëmijëve. Dhe ndonjëherë ajo i rrihte. Dyshoj se ajo kishte një tjetër.” Këto janë fjalët që ka thënë Adrian Balliu, 44-vjeçari shqiptar, i cili në natën e së mërkurrës, në Casella të Xhenovas, goditi me thikë për vdekje gruan e tij Valmirën, 30 vjeçe. Dëshmia e tij është dhënë gjatë marrjes në pyetje përpara gjyqtares Annalisa Giacalone.

Më tej, dëshmia e 44-vjeçarit vijon me fjalët “Ajo përpiqej ti armiqësonte me fëmijët me mua. Më frikësonte ideja se nuk do ti shikoja më fëmijët e mi”.

Ndërkaq, në dëshminë e parë, para oficerëve që e arrestuan Balliu ka thënë se, “Kur isha në punë ajo më tradhtonte me tjetrin në shtëpi. Ju nuk mund ta kuptoni dot pozicionin tim. Ajo do më ndante dhe do të mëmerrte edhe fëmijët e mi. Unë nuk do t`i shikoja më. E di çfarë ndodh se kështu ma bëri edhe gruaja e parë. Kam 9 vite që nuk e shoh time bijë. Që fëmijët të mos m`i merrte askush vendosa ta vras. Unë vetë e thirra policinë pasi e dija se fëmijët do të ishin në duar të sigurta kur të vinte policia”. 

Vrasja me dy thika 

Balliu lajmëroi policinë me fjalët, “Hajdeni ngadalë dhe pa zhurmë se do më zgjoni fëmijët”, ndërsa pas mbërritjes së tyre pati një tjetër kërkesë: “Kur të zgjohen fëmijët, merrni në kuzhinë biskotat dhe qumështin. Mos i harroni”.

Ardian Balliu, 44 vjeç goditi plot shtatë herë me thikë, gruan ndërsa sipas hetuesve në krim dyshohet janë përdorur dy thika.

Vrasja ka ndodhur në kuzhinë, pasi dy fëmijët kishin fjetur dhe se autori i krimit të rëndë është kujdesur përgjatë gjithë aktit të tij makabër që dy të miturit e tij të mos zgjohen.

Ngjarja ndodhi gjatë natës, ndërsa askush nga fqinjët e shqiptarëve nuk kanë mundur të dallojë asgjë nga gjithçka kishte ndodhur brenda apartamentit të vogël në të cilin banonte familja shqiptare.

Çifti Balliu, jetonte prej 4 vitesh në Itali. Ardiani ishte martuar me Valmirën me të cilën kishte 14 vite diferencë moshe pas ndarjes me gruan e parë.

Për shkak të precedentëve penalë që Ardian Balliu kishte patur, gjykata i kishte mohuar të drejtën mbi fëmijën, ndërsa edhe dështimi në martesën e parë i kishte ndodhur pikërisht në Itali. (shekulli)