Shqiptari që shënoi mbrëmë për Milanin, u inkuadrua në lojë vetëm 30 sekonad më herët

.

Sport

21/01/2018 09:20

Sulmuesi shqiptar Ismet Sinani, ka qenë heroi i Milan Primaverës në ndeshjen e kampionatit ndaj Sasuolos.

Sinani e nisi ndeshjen nga stoli i rezervave dhe u hodh në fushën e lojës në minutën e 84-t. Vetëm 30 sekonda i kanë mjaftuar shqiptarit për të gjetur rrugën e rrjetës.

Milani arriti ta fitonte sfidën me rezultatin 2-1, ku goli i sulmuesit shqiptar rezultoi tepër vendimtar. Me triumfin e sotëm, kuqezinjtë u ngjitën në vendin e 4-t, ndërsa 19-vjeçari tregoi se ka një të ardhme tepër premtuese dhe ëndërron një vend te ekipi i parë.

Në fund të ndeshje, Sinani u vlerësua nga mediat italiane me notën 6.5.

Sinani4