Shqiptari në tourin e famshëm çiklistik

Eugert Zhupa do të jetë në mesin e çiklistëve më të mirë në “Tour of Flanders” që do të mbahet në Belgjikë

Sport

02/04/2017 14:07

Në një prej garave çiklistike më të bukura të sezonit evropian, “Ronde van Vlaanderen” apo “Tour of Flanders” përplas disa prej protagonistëve më të fortë të këtij sporti në Belgjikë.

Ndalesa flamande premton spektakël të madh me 260 kilometrat e parë, aty ku mes profesionistëve do të jetë edhe një çiklist që mban flamurin shqiptar si Eugert Zhupa.

Çiklisti që së fundmi bindi skuadrën “Wilier Triestina” për t’i dhënë një kontratë prestigjioze, do të jetë së bashku me të tjerë të ekipit nga Apeninet, për të ndihmuar në një pozicionim të rëndësishëm që në fillim.

Falë talentit të tij dhe stërvitjes që e solli për disa javë edhe në Shqipëri, Eugert Zhupa do të shërbejë si garanci për veteranët e këtij turi, si Pozzato. Provat e mira së fundmi të Zhupës, në Turin e Abu Dhabit, dhe pjesëmarrjet në “Giro d’Italia”, i kanë dhënë jo pak vlerësime personale.

Ndërkohë favoritët e garës janë vetëm tre çiklistë, kampioni në fuqi Peter Sagan, Greg Van Avermaet që mbron ngjyrat e “BMC”, kampioni Tom Boonen dhe i rilinduri Philippe Gilbert.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy