Shqiptari mund rusin në vetëm tre raunde

Boksieri shqiptar i cili nuk po njeh kundërshtar, Mike Gjetan Keta, e ka nokautuar boksierin rus, Mara Kazev gjatë mbrëmjes së sotme, për të mbrojtur kështu titullin e kampionit euro-aziatik për kategorinë WBC.

Sport

19/10/2014 00:26

Mike Gjetan Keta ka mposhtur rusin duke korrur një sukses të pastër, mirëpo me të ka fituar edhe shqiptaria, krenaria e kombëtare e padyshim sporti shqiptar, që ishte dëshmitar i një eventi të organizuar në mënyrë fantastike.

Plotë 3 mijë tifozë ishin brenda arenës, ndërsa 5 mijë të tjerë e shikuan këtë përballje drithëruese nga jashtë. Plotë 8 mijë tifozë ishin duke e mbështetur Gjetanin në këtë luftë ku fitorja erdhi më shpejtë se që pritej.

Me të filluar raundi i tretë, shqiptari Keta u vërsul drejt kundërshtarit duke i dhënë disa goditje të shpejta me të djathtën e me të majtën. Goditja e fundit ishte shkatërruese e cila nuk kishte nevojë as për numërim.

Në këtë mënyrë, Gjetan Keta shpallet sërish kampion, duke i dedikuar këtë fitore 8 mijë njerëzve që ishin duket e ndjekur atë gjatë mbrëmjes së sotme.

Të mos harrojmë se në këtë përballje, himni i Rusisë u respektua në maksimum nga shqiptarët, për dallim nga Serbët të cilët nuk lejuan as të dëgjohej himni i Kombëtares sonë, gjatë ndeshjes së fubollit në Beograd.