‘Shqiptari më i mirë, shqiptari i vdekur’

Në këto momente përfundoi pjesa e parë e derbit të javës së parë të kampionatit vendor ndërmjet Vardarit dhe Shkupit në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, raporton gazeta “Lajm”.

Sport

09/08/2015 22:26

Rezultati është 0-1 për Shkupin me golin e Ardian Nuhiut në minutën e 22-të. Dhe, të pakënaqur nga ky rezultat tifozët e Vardarit, Komiti, kanë nisur me brohoritjet e tyre të njohura antishqiptare “Dobar shiptar mrtov shiptar” (shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur” dhe ofendime të tjera.

Lutjet e spikerit zyrtar për anim korrekt u pritën me vërshillima nga ana e tyre, shkruan telegrafi.

Kujtojmë se, për shkaqe sigurie në tribuna i është ndaluar pjesëmarrja e tifozëve të Shkupit, “Shvercerat”, ndërsa ndeshja nga FFM-ja ishte e shpallur e rrezikut të lartë.