Shqiptari i Nju Jorkut që u bë frymëzim për kolegun e tij amerikan

Faqja “Humans of New York” (Njerëzit e Nju-Jorkut) ka postuar dëshminë e një amerikani, i cili ka treguar se suksesin e jetës ia kushton motivimit që i dha kolegu i tij shqiptar.

Lajme

19/04/2015 20:18

“Kam punuar me këtë burrë për mbi 16 vjet, dhe ai më ka mësuar shumë rreth jetës. Ai erdhi në këtë vend nga Shqipëria kur ishte i ri dhe nuk fliste aspak anglisht”.

“Për 30 vitet e fundit të jetës së tij, ai ka punuar dy punë që fëmijët e tij të kishin arsimin më të mirë të mundshëm. Nuk ka gjë që ai nuk do ta bënte për familjen e tij”.

“Përpara se ta takoja, nuk po e nxitja veten të bëja as gjysmën e asaj që kisha mundësi”, ishte përshkrimi i amerikanit.

“Humans of New York” është një faqe e njohur në Amerikë. Krijuesit e faqes ndalin njerëz në rrugët e Nju-Jorkut dhe ndajnë historitë e tyre, me qëllim që të frymëzojnë njerëzit gjithandej nëpër botë. Faqja ndiqet në Facebook nga më shumë se 12 milion njerëz.