Shqiptari i dehur kërcënon me armë policinë në Athinë (Video)

Një shqiptar ka kërcënuar me armë policinë, mbrëmjen e djeshme.

Lajme

24/06/2017 23:13

Të premten mbrëma, në rrugën “Lenorman” në lagjen Metaksurgjio në Athinë, një shqiptar 30-vjeçar, pasi kishte pirë një sasi të madhe alkooli, filloi të zihej ashpër me disa shqiptarë të tjerë, raportojnë mediat lokale.

Pronarja e një restoranti ngjitur thirri policinë, por 30-vjeçari filloi ta kërcënonte me pistoletë si vetë zonjën, ashtu edhe forcat e policisë që po mbërrinin në vendin e ngjarjes.

Më vonë shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u ngjit në një apartament ku banonte një shoqe e vetë dhe ndenji atje deri sa forcat e policisë greke e bindën të dorëzohej.

YouTube player