Shqiptari dënohet për sulm seksual në Kanada

Arrestimi i taksistit shqiptar në Kanada, ka nxjerrë në dukje detaje të reja në lidhje me akuza ndaj tij. Lulzim Jakupaj, po hetohet për sulm ndaj dy klientëve të punës së tij dhe është shpallur fajtor nga gjykata e këtij vendi.

Lajme

30/01/2018 10:19

Mediat e huaja shkruajnë se taksisti shqiptar është vënë nën akuzë për sulm seksual në pranverën e vitit 2016 dhe atëherë është prangosur.

Një nga dy viktimat dëshmoi se i kishte prekur gjoksin dhe të pasmet, dhe me dhunë e kishte puthur dhe kafshuar.

Gjatë seancës gjyqësore taksisti ka qenë i heshtur dhe nuk ka deklaruar asgjë. Sipas medieve Gjykata ka dokumentuar dëshmitë e viktimave.

Si provë është edhe një video ku duket Jakupaj teksa përdorte kartën e bankës së viktimës për të tërhequr para për të paguar taksinë me te cilën punonte./Syri.net