Shqiptari dënohet me 3 vjet burg, gati mbyti me gurë 15-vjeçarin

Gjykata është tronditur nga një ngjarje që kishte ndodhur në korrik të vitit 2015.

Bota

30/09/2016 19:03

Pas një përleshje të rëndë në Kitzgen, gati ishte mbytur një 15-vjeçar me gurë. Ngjarja kishte ndodhur në korrik të vitit të kaluar kur pas një përleshje mes të rinjve gjermano-turk dhe azilkërkuesve në një hotel në Mainstockheim, një 15-vjeçar kishte pësuar rëndë. Gjermani me rrënjë turke, mezi kishte shpëtuar, kurse tani po përballet me shumë probleme dhe pasoja.

Për shkak të lëndimeve të rënda trupore, tashmë një shqiptar 23-vjeçar është dënuar me tre vjet e dhjetë muaj burg.

Sulmet e rrezikshme në këtë rajon të Gjermanisë në mes të rinjve nuk janë asgjë e pazakontë, por ky brutalitet ishte i veçantë. Ai ka pësuar lëndime të rënda dhe do të vuajë nga një kafkë e thyer, dhe prokuroria do të duhet të shndërrojë lëndën në tentativë vrasje.

Mes grupeve kishte grushte, shqelma, shkopinj e gurë, derisa ai ishte therur me thikë edhe në këmbën e tij.

Për shkak të dhimbjeve në kokë, ai ka mbetur me shumë pasoja. Kur policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, tashmë të gjithë kishin ikur. (albinfo.ch)