‘Shqiptarët u tallën me ne në mes të Beogradit, atyre u takojnë tre pikët’

Rokeri nacionalist serb, Bora Xhorxheviç ka pranuar se shqiptarët kanë arritur të tallen në mes të Beogradit, dhe për këtë arsye, ata duhet të fitojnë ndeshjen ne tavolinë, me rezultat 3-0.

Sport

21/10/2014 18:39

Bora Xhorxheviç ka thënë se shqiptarët duhet të fitojnë tre pikë nga takimi i ndërprerë me Serbinë, pasi ata arritën të tallen me ata në mes të Beogradit.

“Mendimi im është se tre pikët i takojnë Shqipërisë, pasi shqiptarët u tallën me ne në mes të Beogradit”.

“Ata ishin të guximshëm për të bërë një gjë të tillë” u shpreh rokeri Xhorxheviç, raporton gazetaexpress.