“Shqiptarët, të gjithë së bashku!” – Lajmi.net
“Shqiptarët, të gjithë së bashku!”
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSerie ASport 8:44, 9 August 2018
Të qenit bashkë në grup ka qenë prej kohësh një pikë e fortë e Lazios. Jo më kot nuk kemi hasur raste konfliktesh, apo hierarkish të parehatshme: të gjithë ndihmojnë këdo mes kolegëve të skuadrës.

Edhe për të ardhurit e rinj, integrimi në një skuadër kaq të bashkuar nuk ka qenë i vështirë. Kudo ndihet qetësia, tipike si të ndodheshe në një familje.

Sigurisht që, nëse ke në krah edhe një bashkëkombas, kjo të ndihmon edhe më shumë në përshtatje. Pikërisht ky është edhe rasti i Valon Berishës.

Ish-sulmuesi i Salzburgut të Austrisë është mbështetur që në ditët e para te këshillat e Thomas Strakoshës, madje nisjen e aventurës së tij të re e ndan njësoj edhe me të afruarin tjetër te bardheklatrit, Riza Durmisin. Ky i fundit rezulton shtetas danez, por me prejardhje nga një familje shqiptare e Maqedonisë.

Treshja “kuqezi” duket se ka një lidhje të fortë e këtë nuk kanë nguruar ta demonstrojnë edhe në rrjetet sociale, konkretisht në “Instagramin” e vet Berishës, në të cilën ata duken të përqafuar.

“Shqiptarët, të gjithë së bashku!”, shkruan në “Instastory”-n e tij lojtari kosovar. Me siguri, te Lazio grupi pritet të jetë edhe për një tjetër sezon arma më e fortë. Padyshim që ekipit nuk i mungojnë “këllqet”, truri e zemra, apo edhe grinta.Të qenit bashkë në grup ka qenë prej kohësh një pikë e fortë e Lazios. Jo më kot nuk kemi hasur raste konfliktesh, apo hierarkish të parehatshme: të gjithë ndihmojnë këdo mes kolegëve të skuadrës.

Edhe për të ardhurit e rinj, integrimi në një skuadër kaq të bashkuar nuk ka qenë i vështirë. Kudo ndihet qetësia, tipike si të ndodheshe në një familje.

Sigurisht që, nëse ke në krah edhe një bashkëkombas, kjo të ndihmon edhe më shumë në përshtatje. Pikërisht ky është edhe rasti i Valon Berishës.

Ish-sulmuesi i Salzburgut të Austrisë është mbështetur që në ditët e para te këshillat e Thomas Strakoshës, madje nisjen e aventurës së tij të re e ndan njësoj edhe me të afruarin tjetër te bardheklatrit, Riza Durmisin. Ky i fundit rezulton shtetas danez, por me prejardhje nga një familje shqiptare e Maqedonisë.

Treshja “kuqezi” duket se ka një lidhje të fortë e këtë nuk kanë nguruar ta demonstrojnë edhe në rrjetet sociale, konkretisht në “Instagramin” e vet Berishës, në të cilën ata duken të përqafuar.

“Shqiptarët, të gjithë së bashku!”, shkruan në “Instastory”-n e tij lojtari kosovar. Me siguri, te Lazio grupi pritet të jetë edhe për një tjetër sezon arma më e fortë. Padyshim që ekipit nuk i mungojnë “këllqet”, truri e zemra, apo edhe grinta.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO