Shqiptarët, të gjashtët në botë për duhanpirjen

5,7 trilionë cigare janë konsumuar nga duhanpirësit mbi 16 vjeç, përgjatë një viti në të gjithë botën. Një studim i realizuar nga tobaccoatlas.org ka klasifikuar Shqipërinë si një ndër vendet me konsumim më të lartë të duhanit.

Lajme

23/08/2018 17:06

Në botë ajo renditet e 6 për numrin e cigareve të konsumuara nga një duhanpirës, ndërsa në Ballkan e dyta. Një shqiptar duhanpirës ka konsumuar mesatarisht  2.492 cigare ose rreth 125 paketa duhan përgjatë vitit 2016.

Në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit, Maqedonia ka konsumin më të lartë të cigares, me 2785 cigare për person, ndërsa më të ulëtin e ka Mali i Zi me 1101 cigare.

Në nivel global, Andorra është ajo që mban rekordin me 6398 cigare apo 320 paketa të konsumuara nga një person gjatë një viti. Më pas vjen Luksemburgu me një konsum prej 6330 cigare për person.

Ndërsa vendet afrikane dhe një pjesë e vendeve të Amerikës Latine janë ato që kanë konsumin më të ulët te duhanit.

YouTube player