Shqiptarët shënojnë 7 gola në fitoren 10-0 të Grasshopers

Skuadra zvicerane e Grasshopers ka luajtur kundër Romontois në kuadër të Kupës së Zvicrës, duke fituar me rezultatin e thellë 10-0.

Sport

13/08/2017 17:09

Më meritorët për fitoren e Grasshopers ishin futbollistët shqiptarë.

Shtatë nga dhjetë golat e kësaj ndeshje, u shënuan nga shqiptarët.

Valon Fazlliu dhe Florian Kamberi kanë shënuar nga tri gola, teksa gol shënoi edhe Avdijaj./Lajmi.net/