Shqiptarët që do luajnë në Ligën e Kampionëve

Nesër do të fillojë sezoni i ri i Ligës së Kampionëve, ndërsa më poshtë keni një listë me emrat e lojtarëve që kanë origjinë shqiptarë dhe që do të paraqiten në këtë garë.

Sport

15/09/2014 19:19

Kryendeshja e nesërme padyshim që do të jetë ajo ndërmjet Dortmundit dhe Arsenalit, që zhvillohet në Signal Iduna Park.

Në garën më të madhe Europiane, nuk do të mungojnë lojtarët shqiptarë të cilët janë me një numër mjaft të konsiderueshëm që luajnë me skuadrat e ndryshme.

Basel është skuadra që në përbërjen e saj posedon më shumë lojtarë shqiptarë. Shkelzen Gashi është sulmues i Baselit i cili konsiderohet si një talent i madh.

Xherdan Shaqiri është lojtari më i njohur shqiptar, i cili do të paraqitet në këtë garë me fanellën e kampionit të Gjermanisë, Bayern Munich.

Lista:

Agon Mehmeti – Malmo
Pajtim Kasami – Olympiacos
Arlind Ajeti – Basel
Taulant Xhaka – Basel
Naser Aliji – Basel
Shkëlzen Gashi – Basel
Besnik Hasi – Anderlecht
Xherdan Shaqiri – Bayern M
Agim Ibrahimi – Maribor
Donis Avdijas – Schalke
Blerim Xhemaili – Galatasaray