Shqiptaret nga Kosova okupojnë klinikat estetike në Beograd

Femra shqiptare nga Kosova kanë okupuar klinikat mjekësore në Serbi, në kërkim të operacioneve plastike, kryesisht rregullim të gjinjve.

Lajme

04/06/2015 12:28

Sipas mediumeve serbe, shqiptaret e Kosovës prijnë në listën e pacienteve që presin të operohen për rregullime estetike, siç janë korrektimi i gjinjve, buzëve, fytyrës, tërheqja e vitheve, operacione në hundë dhe të ndryshme.

Siç raporton “Informer”, shqiptaret kanë kërkesa të mëdha, dëshirojnë të operohen tek kirurgët estetikë më të mirë, nuk dëshirojnë të jenë në dhoma më pacientë të tjerë nga Serbia, por kërkojnë apartamente, ndërsa ushqimin e zgjedhin në restoranet më luksoze, transmeton lajmi.net.

Sipas drejtoreshës së njërës nga klinikat më të famshme “Ana Life”, Ana Miholjçiq, shqiptaret nuk kursejnë para për bukurinë e tyre. Ajo thotë se përveç femrave, kërkesa ka edhe nga meshkujt shqiptarë nga Kosova. (Lajmi.net)